TAGS-AT E JAVËS

Rajoni dhe Bota31 Mars 2025, 13:22

Medvedev kërcënon Europën: Ilaçi për rusofobinë janë raketat tona!

Shkruar nga Pamfleti

Medvedev kërcënon Europën: Ilaçi për rusofobinë

Dmitry Medvedev, zëvendëskryetar i Këshillit të Sigurimit të Rusisë, ka shpërndarë një mesazh në kanalin e tij Telegram, ku ka komentuar rusofobinë e politikanëve evropianë. Ai ka sugjeruar se ilaçi më i mirë për këtë problem janë raketat më të fundit të Rusisë.

Medvedev ka theksuar se një numër i konsiderueshëm politikanësh evropianë janë prekur nga një formë akute e “rusomanisë”, dhe ka pohuar se trajtimi i këtij problemi është kryesisht simptomatik.

Ai theksoi se ilaçet tradicionale janë të pasuksesshme, ndërsa efekti më i mirë është arritur me përdorimin e armëve të forta si raketat Kalibr, Onyx, Iskander, dhe në raste më të rënda, raketat bërthamore Yars dhe Sarmat.

Medvedev e ka përshkruar rusofobinë si një “ekzagjerim afektiv bipolar të ndikimit të Rusisë” në jetën e Evropës dhe ka theksuar se kjo ndodh në dy faza: maniake dhe depresive.

Ai e ka përshkruar fazën maniake si një periudhë agresiviteti dhe provokimi ndaj kundërshtarëve më të fuqishëm pa vlerësuar realisht forcën e vet, duke përfshirë presidentin francez Emmanuel Macron dhe disa politikanë të tjerë evropianë si shembuj të kësaj faze.

Për fazën depresive, Medvedev u shpreh se karakterizohet nga lodhje emocionale dhe fizike, çrregullime të të ngrënit dhe vetëdëmtim ndërsa ka shtuar se kjo fazë është më shpesh e dukshme te gratë, duke përmendur Ursula von der Leyen dhe Kaja Kallas si shembuj të “pacientëve” në këtë fazë.

Lini një Përgjigje