TAGS-AT E JAVËS

Rajoni dhe Bota 1 Tetor 2025, 12:10

Medvedev ironizon Trumpin për nëndetëset pranë Rusisë: Është e vështirë të gjesh një mace të zezë

Shkruar nga Pamfleti
Medvedev ironizon Trumpin për nëndetëset pranë Rusisë:
Ish-presidenti rus Dmitry Medvedev dhe Trump

Ish-presidenti rus, Dmitry Medvedev e ka tallur Presidentin e SHBA-së, Donald Trump, duke thënë se Shtetet e Bashkuara nuk kishin dërguar nëndetëse bërthamore në bregdetin rus, siç kishte premtuar Trump.

Trump të martën e quajti Medvedevin një "budalla" dhe tha se ai kishte zhvendosur një ose dy nëndetëse në bregdetin rus.

Ai tha në gusht se kishte urdhëruar dy nëndetëse bërthamore të zhvendoseshin në zona të përshtatshme në përgjigje të kërcënimeve nga Moska.

“Një episod i ri në serialin thriller”, shkroi Medvedev në anglisht në një postim në platformën X.

“Trump i përmendi edhe një herë nëndetëset që supozohet se ‘i dërgoi në brigjet ruse’, duke këmbëngulur se ato janë ‘të fshehura shumë mirë’”. Siç thotë shprehja, është e vështirë të gjesh një mace të zezë në një dhomë të errët veçanërisht nëse nuk është aty.”, tha Medvedev.

Presidenti amerikan Donald Trump e ka quajtur “budalla” Dimitry Medvedev, i cili në korrik të këtij viti kishte lëshuar disa deklarata kërcënuese për luftë.

Gjatë takimit me gjeneralët amerikanë, Trump tha se dërgoi pranë Rusisë një nëndetëse bërthamore, të pajisur me një prej armëve më vdekjeprurrëse. Trump tha se nuk mund të lejojë askënd të bëjë kërcënime “bërthamore” ndaj SHBA-së.

“Kohët e fundit u kërcënuam pak nga Rusia, dhe dërgova një nëndetëse bërthamore, arma më vdekjeprurëse e prodhuar ndonjëherë. 

E njoftova këtë bazuar në përmendjen e tij të fjalës "bërthamore". Dhe ishte një person vërtet budalla që punonte për të [Putin] dhe përmendi fjalën "bërthamore".

Lëviza një ose dy nëndetëse, nuk do të flas për të dyja, në bregdetin e Rusisë, vetëm për të qenë të kujdesshëm, sepse nuk mund t'i lejojmë njerëzit ta përdorin atë fjalë”, deklaroi Trump.

donald trump dmitry medvedev

Lini një Përgjigje