Mediat serbe raportojnë se BIA ka arrestuar një shtetas vendas, i cili dyshohet se ëhstë agjent i Shërbimit Informativ Shqiptar.
Sipas tyre, anëtarët e Agjencisë së Sigurisë dhe Informacionit (BIA) gjetën një kamerë, një panel diellor dhe një kartë SD pranë fshatit Karadak pranë Rashkës , si pjesë e hetimit kundër DR, i cili dyshohet se ka spiunuar për SHISH.
“Duke përdorur pajisjet e lartpërmendura, DR filmoi lëvizjet e forcave serbe të sigurisë, veçanërisht të njësive të ushtrisë serbe. I dyshuari DR, shtetas i Serbisë, i cili është ekspert i IT-së, është arrestuar nën dyshimin për spiunazh për llogari të Shërbimit Informativ Shtetëror të Shqipërisë. Që nga viti 2022, DR, me ndihmën e bashkëpunëtorëve të saj, ka mbledhur të dhëna për anëtarët e shërbimeve të sigurisë të Serbisë dhe serbët nga Kosova e Metohija”, thekson media serbe.
Sipas tyre, ai ka qenë i angazhuar edhe gjatë situatave të krizës në veri të Kosovës gjatë protestave dhe barrikadave, si dhe ka filmuar lëvizjen e forcave të sigurisë serbe në zonën e komunës së Rashkës.
Lini një Përgjigje