TAGS-AT E JAVËS

Rajoni dhe Bota30 Maj 2025, 21:58

Me sy të nxirë në Zyrën Ovale, çfarë i ka ndodhur Elon Musk?

Shkruar nga Pamfleti

Me sy të nxirë në Zyrën Ovale, çfarë i ka

Elon Musk u shfaq me sy të nxirë në konferencën e përbashkët me presidentin amerikan Donald Trump, ndërsa miliarderit i përfundon mandati në administratë amerikane si kreu i DOGE.

Pamja e Musk ka tërhequr vëmendjen e mediave, ndërsa miliarderi tha se djali i tij 5-vjeçar "e goditi me grusht në fytyrë".

Miliarderi dhe presidenti mbajtën eventin e përbashkët në Zyrën Ovale për të shënuar largimin e "CEO" të Teslës nga qeveria.

Një mavijosje në syrin e djathtë të Musk ishte e dukshme nën kapelen e tij të zezë "Doge". Kur u pyet për dëmtimin, miliarderi tha se djali i tij e kishte shkaktuar atë ndërsa "bënte shëtitje".

Neë York Times raportoi se Musk dyshohej se kishte përdorur një koktej droge, duke përfshirë ketaminë dhe kërpudha magjike, gjatë fushatës së Trump.

Me sy të nxirë në Zyrën Ovale, çfarë i ka

Lini një Përgjigje