TAGS-AT E JAVËS

Rajoni dhe Bota 3 Maj 2024, 19:26

Me dy 'non grata' në kabinet, BE vijon të “ledhatojë” Beogradin: Mezi presim të punojmë me qeverinë serbe!

Shkruar nga Pamfleti

Me dy 'non grata' në kabinet, BE vijon të


Përfaqësuesi i Lartë i Bashkimit Evropian për politikë të jashtme dhe siguri, Josep Borrell ka deklaruar se mezi pret të punojë me Qeverinë e re të Serbisë.

Në një postim në twitter, diplomati shprehet se veprimi në përputhje me vlerat dhe politikat e bllokut janë thelbësore për rrugën drejt anëtarësimit në bllok.

Urime kryeministrit të ri të Serbisë, Millosh Vuçeviç. Mezi pres të punoj me ju, ministrin e Jashtëm Marko Gjuriç dhe Qeverinë serbe, për ta çuar Serbinë përpara në rrugën e saj drejt BE-së. Përafrimi dhe veprimi në përputhje me vlerat e Bashkimit Europian dhe politikat e jashtme dhe të sigurisë, janë shenja thelbësore të orientimit strategjik”, shkruan Borrel në Twitter.

Më 2 maj, deputetët e Kuvendit të Serbisë zgjodhën Qeverinë e re, të kryesuar nga Millosh Vuçeviç, i cili paralajmëroi ditë më parë se Serbia nuk do t’i ndryshojë qëndrimet e mëparshme në lidhje me Rusinë dhe Kosovën.

Së fundi, BE-ja edhe zyrtarisht e ka kushtëzuar integrimin e Serbisë me normalizimin e marrëdhënieve me Kosovën.

Kujtojmë se Serbia zgjodhi Qeverinë e re më datën 2 maj në Kuvend, ndërsa në të janë dhe dy persona të shpallur ‘non grata’ nga SHBA.

borrel be qeveria serbe

Lini një Përgjigje