TAGS-AT E JAVËS

Rajoni dhe Bota 3 Maj 2024, 17:23

Sulmet ukrainase brenda territorit rus, Zakharova: Perëndimi po sulmon Moskën duke përdorur Kievin!

Shkruar nga Pamfleti

Sulmet ukrainase brenda territorit rus, Zakharova: Perëndimi po sulmon

Zëdhënësja e Ministrisë së Jashtme ruse, Maria Zakharova deklaroi në një konferencë për shtyp se Kievi po bën haptazi përgatitjet për një tjetër sulm në Urën e Krimesë me mbështetjen e Perëndimit.

"Sot, përpara 80-vjetorit të çlirimit të Krimesë. Ura e Krimesë po vihet sërish në shënjestër. Është e vështirë të besohet, por përgatitjet për një sulm tjetër ndaj saj po bëhen hapur tani me direkt dhe flagrant mbështetje nga Perëndimi kolektiv”, tha diplomati rus, raporton "Tass". 

Sipas Zakharova, përpara festimeve të Ditës së Fitores në Rusi, regjimi i Kievit dhe patronët e tij perëndimorë po komplotojnë sulme të reja terroriste në tokën ruse. Sipas saj këto sulme synojnë që lajmi të jehojë në media dhe të ketë një efekt propagandistik.

Pikërisht për këto qëllime në këtë ditë të një viti më parë, më 3 maj, u përpoqën të kryenin një sulm me dron në Kremlinin e Moskës”, tregoi ajo.

zakharova rusia

Lini një Përgjigje