TAGS-AT E JAVËS

Rajoni dhe Bota 3 Maj 2024, 17:10

Protestat e dhunshme pro Gazës/ Dy mijë arrestime në universitetet e SHBA-së, Sanders: Momenti i ‘Vietnamit’ të Biden

Shkruar nga Pamfleti

Protestat e dhunshme pro Gazës/ Dy mijë arrestime në

Mbi 2 mijë persona janë arrestuar deri tani në protestat e dhunshme pro-palestineze në Shtetet e Bashkuara, përfshirë shumë pedagogë dhe profesorë.

Demonstrata dhe arrestime ndodhën pothuajse në çdo cep të vendit, por 24 orët e fundit ato janë përqendruar më së shumti në Universitetin e Kalifornisë, Los Anxhelos, ku të paktën 200 persona u vunë në pranga.

Protestuesit kanë kërkuar që universitetet të distancohen nga kompanitë që mbështesin Izraelin dhe luftën në Gaza.

Presidenti amerikan Joe Biden përsëriti mbështetjen e tij për Izraelin dhe hodhi poshtë thirrjet për ndërhyrjen e Gardës Kombëtare.

Universiteti i Kalifornisë Jugore u ka thënë studentëve të arrestuar gjatë protestave se do të përballen me masa disiplinore, deri në përjashtim të menjëhershëm.

Protestat e studentëve kundër luftës që shpalosen nëpër kampuset amerikane mund të jenë momenti i "Vietnamit të Bidenit", tha senatori amerikan Bernie Sanders për CNN.

Ai hoqi një paralele midis protestave aktuale dhe atyre që ndodhën gjatë presidencës së Lyndon B. Johnson në fund të viteve 1960, kur studentët amerikanë protestuan kundër Luftës së Vietnamit.

Protesta po mbahen gjithashtu në kampuset në Evropë, Azi dhe Lindjen e Mesme.
Megjithëse kërkesat midis protestuesve ndryshojnë në çdo universitet, shumica kanë bërë thirrje që kolegjet të largohen nga kompanitë që mbështesin luftën izraelite. Në Australi dhe Mbretërinë e Bashkuar, protestat kanë qenë masive, ndërsa në Francë, ato u përqendruan në Universitetin e Sorbonës. Demonstrata pati edhe në Indi, Kanada e Liban për të njëjtën kauzë.

biden protesta palestine gaza shba

Lini një Përgjigje