TAGS-AT E JAVËS

Rajoni dhe Bota29 Nëntor 2023, 09:03

Me 8 persona në bord, avioni ushtarak i SHBA-së rrëzohet në oqean afër Japonisë

Shkruar nga Pamfleti

Me 8 persona në bord, avioni ushtarak i SHBA-së rrëzohet në

Një avion ushtarak i Shteteve të Bashkuara, me tetë persona në bord është rrëzuar në oqean afër ishullit japonez të Jakushimës, njoftuan sot rojet bregdetare të Japonisë.

Avioni i rrëzuar në perëndim të Japonisë ishte i llojit Osprey. Një zëdhënës i rojeve bregdetare tha se nuk ka detaje të tjera për incidentin, përfshirë edhe për njerëzit që ishin në bordin e këtij avioni.

Avioni u rrëzua rreth orës 02:47, sipas kohës lokale. Banorët lokalë kanë raportuar se motori i majtë i avionit ishte përfshirë nga zjarri teksa u rrëzua në oqean. Ushtria amerikane ende nuk ka komentuar për këtë incident.

Rrëzimi i avionit amerikan vjen pasi një avion i po të njëjtit lloj ishte rrëzuar në veri të Australisë në gusht, duke vrarë tre anëtarë të ekuipazhit nga 23 sa ishin në bord.

Avioni Boeing MC-22B Osprey ishte rrëzuar në ishullin Melville, në Australi, gjatë një stërvitjeje ushtarake.

Lini një Përgjigje