TAGS-AT E JAVËS

Rajoni dhe Bota31 Gusht 2024, 20:22

Mbytja e jahtit luksoz në Siçili, zbardhet dëshmia e anëtarit të ekuipazhit: Zgjova kapitenin, shpëtuam aq sa mundëm

Shkruar nga Pamfleti

Mbytja e jahtit luksoz në Siçili, zbardhet dëshmia e

Anëtari i ekuipazhit në jahtin e Mike Lynch ka folur për fundosjen e mjetit me pasojë 7 viktima, pas një stuhie në Siçili.

Matthew Griffiths, i cili ishte në detyrë natën e tragjedisë, u tha hetuesve se anëtarët e ekuipazhit bënë gjithçka që mundën për të shpëtuar personat në bordin e Bayesian.

Griffiths, kapiteni i anijes James Catfield dhe inxhinieri i anijes Tim Parker Eaton janë hetuar nga autoritetet italiane për vrasje të mundshme dhe fundosjen e anijes. Fakti që një hetim është duke u zhvilluar nuk nënkupton fajësinë dhe nuk do të thotë se do të ketë akuza formale.

“E zgjova kapitenin kur era ishte 20 nyje (23 mph/37 km/h). Ai urdhëroi të gjithë të tjerët të zgjoheshin.

Jahti u përmbys dhe ne ramë në ujë. Më pas arritëm të ngriheshim dhe u përpoqëm të shpëtonim sa më shumë që mundëm.  Ne po ecnim në jaht. Ne shpëtuam të gjithë që mundëm, Catfield gjithashtu shpëtoi vajzën e vogël dhe nënën e saj”, tha Matthew Griffiths, duke iu referuar pasagjeres Charlotte Golunski dhe vajzës së saj njëvjeçare.

Griffiths, kapiteni i anijes James Catfield dhe inxhinieri i anijes Tim Parker Eaton janë nën hetim nga autoritetet italiane për vrasje të mundshme dhe fundosjen e anijes. 

Ndërkohë vijojnë hetimet për të zbuluar nëse anija u fundos si pasojë e ndonjë defekti apo nëse fundosja e saj ishte e planifikuar, raporton La Repubblica.

Anija "Bayesian" 56 metra me flamur britanik ishte ankoruar rreth 700 metra larg Porticellos, një qytet bregdetar disa kilometra larg Palermos - kur u godit nga një stuhi mëngjesin e 19 gushtit. Pesëmbëdhjetë njerëz u shpëtuan, duke përfshirë gruan e Lynch dhe një grua me një fëmijë një vjeçar.

jaht sicili deshmia anetari i ekuipazhit

Lini një Përgjigje