TAGS-AT E JAVËS

Rajoni dhe Bota13 Qershor 2023, 21:49

Mbyllet seanca gjyqësore ndaj ish presidentit, Trump pretendon pafajësinë: manjati lihet i lirë pa asnjë kusht

Shkruar nga Pamfleti

Mbyllet seanca gjyqësore ndaj ish presidentit, Trump pretendon

Donald Trump dhe ekipi i tij ligjor gjatë seancës gjyqësore të mbajtur sot, kanë pretenduar pafajësinë për 37 akuza në lidhje me keqpërdorimin e dyshuar të dokumenteve të klasifikuara pas largimit nga detyra dhe për mashtrimin e zyrtarëve që u përpoqën t'i kthenin ato.

Kërkesa e tij u paraqit para gjykatësit të magjistraturës amerikane, Jonathan Goodman. Ndërkohë që seanca u mbyll për kamerat dhe transmetimin e drejtpërdrejt.

Avokatët e Trump kërkuan gjithashtu një gjyq me juri gjatë gjykimit të ish-presidentit të martën në një gjykatë federale në Miami.

Në përfundim të seancës Trump është lejuar të largohet nga gjykata pa kushte ose kufizime udhëtimi dhe nuk ju kërkua asnjë garanci në para.

Gjykatësi Goodman vendosi që Trump nuk lejohej të komunikonte me dëshmitarët e mundshëm në këtë rast, deri në përfundimin e procesit.

Tani me përfundimin e seancës së parë, mund të duhet një vit ose më shumë para se çështja të arrijë në fazën e gjykimit.

Kujtojmë se përpara seancës së sotme, zëvendësmarshallët e prangosën ish-presidentin dhe morën kopje elektronike të shenjave të gishtave të tij.  Gjithashtu dhe ndihmësi i tij e njëkohësisht i bashkëpandehur, Walt Nauta u arrestua dhe ju morën shenjat e gishtërinjve.

Akuzat penale në çështjen e dokumenteve të klasifikuara të Departamentit të Drejtësisë përshkallëzojnë rrezikun ligjor që rrethon kandidatin kryesor të GOP 2024.

trump seanca gjyqësore

Lini një Përgjigje