
Ambasadori rus në Shtetet e Bashkuara, Anatoly Antonov, është shprehur se Rusia është në anën e duhur të historisë në krizën e fundit gjeopolitike globale.
Duke ju referua luftës në Ukrainë si veprimi i duhur dhe se koha do ta tregojë një gjë të tillë. Sipas tij lufta bëhet për t’i dhënë fund një herë e përgjithmonë konflikteve të ardhshme në rajon.
"Vendi ynë ka dëshmuar të jetë një partner i besueshëm për të gjithë ata që janë të gatshëm të bashkëpunojnë mbi bazën e respektit të ndërsjellë dhe ekuilibrit të interesave. Ne jemi në anën e duhur të historisë dhe koha do të vendosë gjithçka në vendin e vet. Kthimi në parimin e pandashmërisë së sigurisë është mënyra e vetme për të parandaluar konfliktet e ardhshme”, tha diplomati rus.
Lini një Përgjigje