TAGS-AT E JAVËS

Rajoni dhe Bota13 Qershor 2023, 15:22

Krim makabër në Britani, 31-vjeçari vret me thikë tre persona dhe plagos tre të tjerë

Shkruar nga Pamfleti

Krim makabër në Britani, 31-vjeçari vret me thikë tre

Një ngjarje e rëndë ka ndodhur mëngjesin e sotëm në Britani, pasi një 31-vjeçar dyshohet se ka vrarë me thikë tre persona , ndërsa ka lënë 3 të tjerë të plagosur.

Motivet e ngjarjes mbetet ende të paqarta, ndërkohë që policia ka arrestuar një 31-vjeçar si të dyshuarin kryesorë për vrasjet, tha policia e Nottinghamshire

Tre persona të tjerë janë në spital pasi dikush u përpoq t'i përmbyste me një furgon në Milton Street, në atë që policia beson se ishte një incident i lidhur.

Policia kundër terrorizmit po ndihmon me hetimin, megjithëse kjo nuk do të thotë domosdoshmërisht se incidenti besohet të jetë një akt terrorist.

Sipas asaj që raportojnë mediat britanike, i dyshuari mësohet se ka disa probleme të shëndetit mendor. Kjo do ta bëjë më të vështirë zbardhjen e ngjarjes nëse ka pasur apo jo një lloj motivimi politik apo fetar, apo nëse bëhet fjalë për shëndetin mendor apo çështje të tjera.

britani sulm thikë

Lini një Përgjigje