TAGS-AT E JAVËS

Rajoni dhe Bota13 Qershor 2023, 17:20

"Mund të zgjasë me muaj", Blinken dhe Macron: Kundërofensiva ukrainase detyron Putin t’i japë fund luftës

Shkruar nga Pamfleti

"Mund të zgjasë me muaj", Blinken dhe Macron:

Aleatët e Ukrainës deklarojnë se është ende herët të thuhet se çfarë drejtimi po merr kundërofensiva ukrainase, që ka vetëm pak ditë që ka nisur. Pavarësisht mesazheve inkurajuese, frika për humbje nga të dyja palët është e madhe.

Sekretari amerikan i Shtetit, Antony Blinken është i qartë në qëndrimin e tij.

“Suksesi i Ukrainës në këtë kundërofensivë do sjellë dy gjëra: do të forcojë pozicionin e saj në tryezën e negociatave dhe mund të ketë efektin që ta detyrojë presidentin Putin të fokusohet në dialog dhe t’i japë fund luftës që nisi”, u shpreh ai.

Ndërsa presidenti i Francës, Emmanuel Macron i cili ka pritur në Paris liderët e Gjermanisë dhe Polonisë, thotë se nisma e palës ukrainase mund të zgjasë me javë të tëra.

“Kundërofensiva është përgatitur me kujdes nga një ushtri liderësh që kanë treguar vendosmërinë, guximin dhe aftësitë e tyre taktike dhe organizative për më shumë se një vit. Ndaj mendoj se kjo ofensivë do të kërkojë javë, në mos muaj”, tha presidenti francez.

Ndërsa në Rusi presidenti Vladimir Putin përkujtoi Ditën Kombëtare me një shfaqje të rrallë me ushtarët e plagosur në konfliktin ukrainas. Raportohet se edhe ai ka deklaruar se ishin kohë të vështira për vendin e tij.

bl;inken macron kunderofensive

Lini një Përgjigje