TAGS-AT E JAVËS

Rajoni dhe Bota30 Dhjetor 2024, 13:29

Mbështetja për ekstremistët e djathtë, Gjermania kritikon Elon Musk

Shkruar nga Pamfleti

 

Mbështetja për ekstremistët e djathtë, Gjermania kritikon
Elon Musk

Miliarderi amerikan Elon Musk po përpiqet të ndikojë në zgjedhjet gjermane  të planifikuara për 23 shkurt. Kështu është shprehur një zëdhënëse e qeverisë gjermanë, teksa kritikonte CEO-n e Teslas.

"Është me të vërtetë rasti që Elon Musk po përpiqet të ndikojë në zgjedhjet federale", shkroi ajo në një postim në platformën ‘X’, teksa kritikoi një artikull opinioni që Musk shkroi gjatë fundjavës ku shprehte hapur mbështetjen për  partinë e ekstremit të djathtë Alternativa për Gjermaninë (AfD).

“Musk është i lirë të thotë mendimin e tij. Në fund të fundit, liria e shprehjes mbulon edhe marrëzitë më të mëdha”, komentoi më tej zëdhënësja.

Mbështetja e Musk, i cili do të shërbejë si këshilltar i administratës së presidentit të sapozgjedhur të SHBA-së, Donald Trump, për AfD-në, vjen në një kohë që gjermanët përgatiten të shkojnë në zgjedhje më 23 shkurt pas rënies së qeverisë së koalicionit të kancelarit Olaf Scholz.

Artikulli i Musk, i botuar në gazetën gjermane Welt am Sonntag, është një zhvillim shtesë në pikëpamjen e tij të shprehur hapur me një postim në X javën e kaluar, ku ai shkroi se "vetëm AfD mund ta shpëtojë Gjermaninë”, ku ai vlerësoi qëndrimet e kësaj partie për rregullimin e tregut, taksimin dhe derregullimin. 

 

gjermania elon musk

Lini një Përgjigje