TAGS-AT E JAVËS

Rajoni dhe Bota30 Dhjetor 2024, 12:44

Incidenti me 15 viktima në Novi Sad, Prokuroria akuzon ish-ministrin e Transportit dhe ish-drejtoreshën e Infrastrukturës

Shkruar nga Pamfleti

Incidenti me 15 viktima në Novi Sad, Prokuroria akuzon ish-ministrin e

Prokuroria e Lartë Publike e Novi Sadit ka ngritur aktakuzë kundër 13 personave, përfshirë ish-ministrin e Transportit të Serbisë, Goran Vesic, dhe ish-drejtoreshën e Infrastrukturës së Hekurudhave të Serbisë, Jelena Tanaskoviç, në lidhje me aksidentin tragjik në stacionin hekurudhor muajin e kaluar.

Streha prej betoni në stacionin e rinovuar rishtazi në qytetin verior të Serbisë u shemb më 1 nëntor, duke lënë pas 15 viktima dhe dy të lënduar.

Prokuroria në Novi Sad njoftoi se 13 persona akuzohen pët veprat penale si: krim i rëndë kundër sigurisë së përgjithshme dhe shkaktim i rrezikut të përgjithshëm.

Aktakuza është ngritur pas përfundimit të hetimeve për shembjen e strehës. Aksidenti ndodhi pasi stacioni i trenit ishte rinovuar dy herë në vitet e fundit nga një konsorcium i katër kompanive i udhëhequr nga Kina.

Hekurudha e Serbisë thotë se rinovimi nuk përfshinte strehën prej betoni, por disa ekspertë e kundërshtojnë këtë.

Serbët kanë protestuar rregullisht për aksidentin në Novi Sad duke kërkuar llogari.

Shembja e strehës është kthyer në ngarkesë politike për presidentin Aleksandër Vuçiç, pasi më shumë se 50 fakultete akademike në katër universitete shtetërore, zyrat e disa rektorëve të universiteteve dhe dhjetëra shkolla të mesme janë bllokuar në solidaritet me protestat.

Studentët gjithashtu kanë marrë pjesë në protesta, duke bllokuar trafikun për 15 minuta në qytete të ndryshme të Serbisë./REL

Lini një Përgjigje