TAGS-AT E JAVËS

Rajoni dhe Bota17 Tetor 2023, 10:06

Mbajtën qëndrim pro-Palestinës në luftën me Izraelin, 'BBC' kërkon falje publike

Shkruar nga Pamfleti

Mbajtën qëndrim pro-Palestinës në luftën me Izraelin,

Megjithatë në programin e sotëm, prezantuesja e BBC News publikisht ka kërkuar falje. Në fjalimin e saj, ajo tha se në një raportim të mëhershëm është bërë raportimi në mënyrë të gabuar.

Prezantuesja e lajmeve të BBC-së, ka kërkuar publikisht falje për mënyrën e raportimit të protestave pro-palestineze në rrugët e Londrës gjatë fundjavës së kaluar, e cila e ka raportuar atë sikur ata po i ofronin mbështetje organizatës militante të Hamasit, raporton agjencia e lajmeve express.

Mijëra njerëz protestuan në rrugët e Londrës gjatë vikendit, në shenjë solidaritet me Palestinën dhe popullin palestinez. Një prej kërkesave të tyre në këtë shëtitje në rrugët e kryeqytetit britanik ishte që Izraeli të ndalë pushtimin e Palestinës.

E pas këtij raportimi, BBC është kritikua ashpër e madje në rrjetet sociale. Megjithatë në programin e sotëm, prezantuesja e BBC News publikisht ka kërkuar falje. Në fjalimin e saj, ajo tha se në një raportim të mëhershëm është bërë raportimi në mënyrë të gabuar.

“Jo saktë, mijëra njerëz i kemi etiketuar si simpatizantë të terroristëve. BBC News ka raportuar për krimet që i ka kryer Hamasi por edhe të vdekur në Gaza. E kemi bërë të qartë vlerën e civilëve që jetojnë në Izrael dhe Gazë dhe natyrën e asaj çfarë ka ndodhur", tha prezantuesja.

Lini një Përgjigje