TAGS-AT E JAVËS

Rajoni dhe Bota17 Tetor 2023, 08:59

Sulmi terrorist në Bruksel, policia qëllon me armë autorin

Shkruar nga Pamfleti

Sulmi terrorist në Bruksel, policia qëllon me armë autorin

Policia në Bruksel ka qëlluar autorin e dyshuar të vrasjes së dy tifozëve suedezë mbrëmjen e djeshme.

Ai u qëllua në një kafene në lagjen Schaerbeek, raportuan mediat lokale.

Prokurorët belgë konfirmuan incidentin, por thanë se nuk mund të konfirmonin ende nëse personi ishte sulmuesi, Abdesalem L.

Brukseli ka qenë në alarmin më të lartë terrorist pas sulmit të së hënës.

Sulmi ndodhi mbrëmbjen e përballjes mes Belgjikës kundër Suedisë, një ndeshje kualifikuese për Kampionatin Evropian 2024 në Heyel stadium, rreth pesë kilometra larg vendit të ngjarjes. Kujtojmë se ndeshja u ndërpre.

Sulmuesi, i veshur me një xhaketë portokalli fluoreshente, u largua me një skuter. Sipas informacioneve, i dyshuari është një tunizian, i lindur më 1 shtator 1978. Ai është azilkërkues që nga viti 2019 dhe qëndron ilegalisht në Belgjikë. Në një video, para sulmit, ai deklaroi se jeta e Allahut është një vijë e kuqe për të cilën ai sakrifikohet

Gjithashtu ky sulm ndodhi në një kohë kur vigjilenca është ngritur për shkak të luftës së vazhdueshme mes Izraelit dhe Hamasit, e cila i ka rritur tensionet në disa vende evropiane.

Lini një Përgjigje