A është shëndeti i Donald Trump në rrezik? Kjo pyetje është ngritur që kur në rrjetet sociale nisi diskutimi për mavijosjen që iu shfaq në dorën e tij të majtë. Presidenti i Shteteve të Bashkuara e shpjegoi mavijosjen si të shkaktuar nga një goditje e fortë në një tavolinë në Davos, gjatë Forumit Ekonomik Botëror të kohëve të fundit. Manjati 80-vjeçar shpesh shfaqet me pjesën e pasme të dorës së djathtë të fashuar, duke e bërë këtë për të fshehur mavijosjet që Shtëpia e Bardhë ia atribuon "shtrëngimeve të shpeshta të duarve dhe marrjes ditore të aspirinës si pjesë e trajtimit të tij rutinë kardiovaskular". Dje, më 22 janar, ishte dora tjetër e Trump që u mavijos.
"E përplasa në tavolinë dhe i vura pak krem", u tha presidenti amerikan gazetarëve që po e shoqëronin përsëri në aeroplan gjatë kthimit të tij nga Zvicra. Në vijim ai shtoi "do të thoja të merrni aspirinë nëse e doni zemrën tuaj, por mos e merrni nëse nuk doni të keni mavijosje të vogla". Trump pretendon se aspirina që merr çdo ditë, në një dozë më të lartë se ajo e rekomanduar nga mjekët, i shkakton ato maviosje. "Kur merrni një dozë të lartë, ata ju thonë: 'do të keni mavijosje'. Mjekët më thanë: 'nuk keni nevojë ta merrni, zotëri, jeni në gjendje shumë të mirë shëndetësore'. Unë thashë: 'nuk dua të rrezikoj '. Por është një nga efektet anësore", sqaroi Presidenti.
Më herët këtë vit, Trump i shpjegoi Ëall Street Journal se po merrte një dozë kaq të lartë aspirine sa "që të kishte një gjak më të hollë dhe më pak të dendur që i rrjedhte në zemër".
Megjithatë, një zyrtar i Shtëpisë së Bardhë vuri në dukje se fotot e presidentit amerikan të bëra mëngjesin e 21 dhe 22 janarit nuk tregonin shenja në dorën e tij të majtë. Në fotot e bëra nga Agence France Presse në Davos, dora e majtë e Trump ishte e paprekur. Tani që po i afrohet të 80-ave, Trump mburret gjithashtu se shkëlqen në testet njohëse dhe, në të kaluarën e afërt, e kishte sulmuar vazhdimisht Joe Bidenin , duke e përshkruar atë si një njeri që vuante nga demenca senile gjatë fushatës presidenciale.
Lini një Përgjigje