TAGS-AT E JAVËS

Rajoni dhe Bota18 Tetor 2023, 07:38

Masakra me 500 të vrarë, Izraeli publikon videon: Raketa ishte palestineze!

Shkruar nga Pamfleti

Masakra me 500 të vrarë, Izraeli publikon videon: Raketa ishte

Pak orë pas masakrës në spital, ushtria izraelite publikoi një video ku shihet rënia e një rakete që shpërthen mbi Rripin e Gazës.

Mbrëmjen e djeshme, Hamasi raportoi se në bombardimet izraelite të Spitalit Baptist Al-Ahli Arabi në qytetin e Gazës humbën jetën të paktën 500 persona. 

Qindra palestinezë dolën në rrugët e Nablus, Tulkarem dhe Jenin në Bregun Perëndimor pas masakrës në spitalin e Gazës për të cilin Hamasi fajëson Izraelin.

Por Izraeli ka deklaruar se raketa ishte palestineze.

Presidenti i Autoritetit Palestinez Mahmoud Abbas ka shpallur tre ditë zie pas sulmit ajror vdekjeprurës në Spitalin Baptist Al-Ahli Arabi të Gazës, njoftuan mediat shtetërore.

masakra me 500 të vrarë

Lini një Përgjigje