TAGS-AT E JAVËS

Rajoni dhe Bota11 Shkurt 2026, 08:30

Masakra me 10 viktima në Kanada, nxënësi tregon momentet e tmerrit: Bllokuam dyert me tavolina

Shkruar nga Pamfleti
Masakra me 10 viktima në Kanada, nxënësi tregon momentet e
Masakra me 10 viktima në Kanada, nxënësi tregon momentet e tmerrit: Bllokuam dyert me tavolina

Darian Quist, nxënës i klasës së 12-të në Tumbler Ridge Secondary School, ka përshkruar përjetimet e tij gjatë sulmit me armë që tronditi British Columbia në Kanada, ku si pasojë humbën jetën 10 persona dhe 27 të tjerë mbetën të plagosur.

Në një intervistë për CBC Radio West, ku ishte i pranishëm me nënën e tij, Shelley Quist, ai tregoi se ngjarja ndodhi pak minuta pasi kishte hyrë në klasë, rreth orës 13:30. Sipas tij, në korridoret e shkollës u dëgjua alarmi që sinjalizonte mbylljen e menjëhershme të dyerve për shkak të një situate emergjente.

“Dyert u mbyllën dhe pas pak e kuptuam që diçka nuk shkonte", u shpreh Darian.

Ai rrëfeu se gjatë kohës që qëndronin të izoluar në klasë, disa nxënës përdorën telefonat celularë për të bërë fotografi nga vendngjarja. Ndërkohë, për të rritur sigurinë, ai dhe shokët e tij vendosën tavolina pas derës për ta bllokuar atë.

Sipas dëshmisë së tij, nxënësit qëndruan të mbyllur për më shumë se dy orë, derisa në vendngjarje mbërriti policia, e cila më pas i shoqëroi jashtë ndërtesës së shkollës.

 

10 viktima kanada nxenesi

Lini një Përgjigje