
Pesë burra të maskuar hapën zjarr në Crocus City Hall, një vend i njohur koncertesh në periferi të Moskës, ku vranë mbi 40 persona dhe plagosën mbi 100 të tjerë.
Mbrëmjen e sotme Rusia u godit nga një sulm terrorist që tronditi mbarë botën. Të shtëna armësh, njerëz që bërtasin dhe vrapojnë për të shpëtuar kokën dhe trupa nëpër tokë, kjo ishte skena e tmerrshme që ndodhi në sallën e koncerteve në Moskë.
Pesë burra të maskuar hapën zjarr në Crocus City Hall, një vend i njohur koncertesh në periferi të Moskës, ku vranë mbi 40 persona dhe plagosën mbi 100 të tjerë.
Në videot e bëra publike në mediat sociale, shihen 5 personat e armatosur të cilët qëllojnë kë të gjejnë përpara. Ata më pas futen në sallën e koncerteve të mbushur plot me njerëz dhe nisin të qëllojnë, ndërkohë që personat e ndodhur në sallë tentojnë të largohen të tmerruar.
BREAKING: Mass shooting happening now in Russia
— Eric Spracklen???????? (@EricSpracklen) March 22, 2024
People are being shot at point blank range by at least 4 attackers
Attack still ongoing…
????WARNING EXTREMELY GRAPHIC???? pic.twitter.com/MP2tLLiuau
Bazuar në videot e shpërndara në internet, numri i viktimave pritet të rritet, ndërkohë që ende nuk ka një njoftim zyrtarë nga ana e Moskës lidhur arsyet e sulmit.
Autorët mësohet se kanë përdorur armë automatikë dhe bomba të cilat i kanë hedhur brenda kompleksit pas sulmit me armë. Gjë që shpjegon dhe përfshirjen në flakë të kompleksit.

Sipas asaj që njoftoi agjencia ruse e lajmeve “Tass”, zona është rrethuar nga forcat e emergjencës dhe ato të ndërhyrjes së shpejtë dhe ndodhet nën masa të rrepta sigurie. Qindra qytetarë të ndohur brenda kompleksit dhe jashtë tij janë evakuuar nga polica.
“Evakuimi i njerëzve po vazhdon”, thanë shërbimet e urgjencës për agjencinë e lajmeve TASS.
Në reagimin e tij të parë kryetari i Bashkisë së Moskës, Sergei Sobyanin urdhëroi ekipet e emergjencës që të ofrojnë të gjithë ndihmën e nevojshme për të gjitha viktimat, teksa e quajti incidentin një tragjedi të tmerrshme.
Gjithashtu, zëdhënësja e Ministrisë së Jashtme të Rusisë, Maria Zakharova, i bëri thirrje komunitetit ndërkombëtar që të dënojë "krimin monstruoz" në sallën e koncerteve pranë Moskës, raporton Reuters.
Ndërkohë, lideri çeçen, Ramzan Kadyrov, ka lëshuar një deklaratë për sulmet, duke dënuar aktin dhe brutalitetin e sulmit.
“I dënoj fuqishëm aktet e tilla të dhunës, brutalitetit dhe pamaturisë ndaj civilëve”, tha Kadyrov.
???????? | Major terrorist attack in #Russia this evening:
— Status-6 (Military & Conflict News) (@Archer83Able) March 22, 2024
- Perpetrators opened fire at people during live performance in the Crocus City Hall on the outskirts of Moscow;
- At least one explosion rocked the hall, and the building engulfed in flames.
- Reports about at least 12… pic.twitter.com/vSHa6FQ369
Ende nuk ka një ide se nga kush mund të jetë kryer sulmi, por dyshimet e para ishin se mund të ishte një formë hakmarrje nga ana e Ukrainës. Por një gjë e tillë u hodh poshtë nga SHBA. Ishte zëdhënësi i Sigurisë Kombëtare të Shtëpisë së Bardhë, John Kirby i cili në një reagim për rastin, deklaroi se nuk ka të dhëna se sulmet janë kryer nga Ukrainasit.
“Nuk ka asnjë indikacion për momentin se Ukraina, apo ukrainasit janë përfshirë në të shtënat... Ne po i hedhim një vështrim, por unë do t'ju pamundësoja në këtë orë të hershme çdo lidhje me Ukrainën”, tha ai.
Sulmet vijnë vetëm disa ditë pasi ambasada amerikane në Rusi lëshoi një alarm sigurie për qytetarët amerikanë. Pak ditë më parë Ambasada tha se po monitoron raportet se ekstremistët kanë plane të afërta për të synuar tubime të mëdha në Moskë, përfshirë dhe koncertet.

Megjithatë është ende herët për të folur me saktësi se kush ishin autorët. Aktualisht Moska ndodhet në shtetrrethim dhe organet kompetente kanë nisur një hetim dhe po përpiqen të bëjnë të mundur identifikimin dhe kapjen e autorëve./Pamfleti
Lini një Përgjigje