Në një periudhë të ndjeshme për raportet mes Uashingtonit dhe Vatikanit, sekretari amerikan i Shtetit, Marco Rubio, ka mbërritur në Romë për takime me Papa Leonin XIV dhe kryeministren italiane Giorgia Meloni.
Rubio pritet të zhvillojë sot, më 7 maj, një takim në Vatikan me Papa Leonin XIV, ndërsa nesër do të takohet me kryeministren italiane Giorgia Meloni.
Vizita e shefit të diplomacisë amerikane zhvillohet në një klimë tensionesh të lidhura me luftën në Iran dhe me qëndrimet e ndryshme mes administratës amerikane dhe Selisë së Shenjtë.
Papa Leoni XIV ka shprehur kritika ndaj politikës së SHBA-së për konfliktin, ndërsa presidenti amerikan Donald Trump e ka akuzuar Papën për një qasje të dobët ndaj krizës.
Nga ana tjetër, Giorgia Meloni, e cilësuar shpesh si një nga aleatet më të afërta europiane të Trump, është distancuar nga deklaratat e presidentit amerikan, duke i konsideruar të papranueshme sulmet ndaj Papës.
Lini një Përgjigje