TAGS-AT E JAVËS

Rajoni dhe Bota 7 Maj 2026, 07:53

Akuzat e Trump, Irani mohon lidhjen me shpërthimin në anijen koreane

Shkruar nga Pamfleti
Akuzat e Trump, Irani mohon lidhjen me shpërthimin në anijen koreane
Anije të bllokuara në Ngushticën e Hormuzit këtë javë

Irani ka mohuar kategorikisht çdo përfshirje në shpërthimin që shkaktoi zjarr në bordin e një anijeje mallrash të Koresë së Jugut në Ngushticën e Hormuzit këtë javë.

Ngjarja ndodhi të hënën, kur flakët shpërthyen në dhomën e motorëve të anijes me flamur panamez, ku ndodheshin 24 anëtarë ekuipazhi, mes tyre edhe gjashtë shtetas koreanë. Ministria e Jashtme e Koresë së Jugut deklaroi se shkaku i incidentit mbetet ende i paqartë dhe po hetohet.

Presidenti amerikan Donald Trump pretendoi se Irani kishte sulmuar anijen, si edhe objektiva të tjera në Ngushticën e Hormuzit. Megjithatë, ambasada iraniane në Seul reagoi duke i cilësuar akuzat si të pabazuara.

Në deklaratën zyrtare, ambasada tha se Irani “hedh poshtë me forcë dhe mohon kategorikisht çdo akuzë” për përfshirje në incident.

Teherani theksoi gjithashtu se, pas veprimeve që i cilëson agresive nga SHBA-të dhe Izraeli, Ngushtica e Hormuzit konsiderohet tashmë pjesë thelbësore e “gjeografisë mbrojtëse” të Iranit.

Sipas autoriteteve iraniane, protokollet e sigurisë në këtë rrugë strategjike detare janë forcuar për shkak të tensioneve të larta në rajon dhe pranisë së “forcave armiqësore dhe aleatëve të tyre”.

irani shba ngushtica e hormuzit

Lini një Përgjigje