Policia po kontrollon pronën e biznesmenit; aksioni drejtohet nga Prokuroria Themelore e Shtetit në Podgoricë
Policia ka rrethuar ndërtesën në qendër të Podgoricës ku banon biznesmeni Aco Gjukanoviç, raporton media malazeze “Vijesti”.

Në të njëjtën ndërtesë, në rrugën “Vuka Karadziç”, ndodhet edhe një degë e Prva Banka, në pronësi të Gjukanoviçit.
Aksioni drejtohet nga Prokuroria Themelore e Shtetit në Podgoricë. Aco Gjukanoviç është vëllai i ish-kryeministrit dhe ish-presidentit të Malit të Zi, Milo Đukanoviç.

Një pjesë e rrugës “Vuka Karadziç” është mbyllur për qarkullimin e automjeteve.
Qendra për Gazetari Hulumtuese e Malit të Zi (CIN-CG) njoftoi në shtator 2023 se Aco Gjukanoviç ishte zhvendosur në Luksemburg menjëherë pas zgjedhjeve të vitit 2020 dhe se atje kishte nisur projekte të reja biznesi.

Sipas raportimeve të mëhershme mediatike, pasuria e tij është vlerësuar në disa qindra milionë euro.
“Vijesti” shkruan se Prva Banka është një nga ish-ndërmarrjet shtetërore që kaloi në pronësi të Aco Gjukanoviç, gjatë proceseve të privatizimit të viteve të kaluara.


Lini një Përgjigje