
Kryeministri izraelit Benjamin Netanyahu, ka reaguar me kritika ndaj deklaratave të presidentit francez Emmanuel Macron, i cili deklaroi pak ditë më parë se Franca do të njohë Palestinën si shtet.
Netanyahu është shprehur se Macron po bën një “gabim serioz” duke promovuar idenë e një shtetit palestinez.
“Presidenti Macron po bën një gabim të rëndë duke vazhduar të promovojë idenë e një shteti palestinez në qendër të tokës sonë, një shtet, aspirata e vetme e të cilit është shkatërrimi i Izraelit”, tha Netanyahu.
Kujtojmë se Franca dhe pjesa më e madhe e Europës janë shprehur pro idesë për një zgjidhje me dy shtete mes Izraelit dhe Palestinës. Edhe SHBA ka pasur të njëjtën qasje, por me ardhjen e Trump në pushtet, gjërat kanë ndryshuar pasi ky i fundit ka propozuar spastrimin e Gazës nga palestinezë[t dhe kthimin e territorit në një vend turistik nën menaxhimin e SHBA-së.
Lini një Përgjigje