Emmanuel Macron bëri një hyrje surprizë në Pallatin Elize të premten, kur mori pjesë në një takim mbi të ardhmen institucionale të Kaledonisë së Re, i veshur me syze dielli blu që bien në sy.
Në ditët e mëparshme, vëmendja ishte përqendruar në mediat sociale për shkak të një detaji të pazakontë, njëri nga sytë e presidentit dukej plotësisht i kuq .
Anomalia ishte bërë veçanërisht e dukshme gjatë një fjalimi që ai mbajti para personelit ushtarak francez në bazën ajrore Istres, duke nxitur spekulime rreth shëndetit të tij.

Macron fillimisht nuk ofroi asnjë shpjegim, por ishte Pallati Elysée më vonë sqaroi situatën. Ata njoftuan se ishte këputja e një ene të vogël gjaku në sy, një fenomen "krejtësisht beninj", një version ky i konfirmuar edhe nga Le Parisien.
E paska rraf prap ajo plaka kete derdimenin, do ja kete nxire syrin ???