TAGS-AT E JAVËS

Rajoni dhe Bota21 Mars 2025, 20:57

Lumë zemërimi kundër Erdogan, mbi 300 mijë protestues në rrugët e Stambollit

Shkruar nga Pamfleti

Lumë zemërimi kundër Erdogan, mbi 300 mijë protestues

Incidentet shpërthyen mbrëmjen e së premtes në Stamboll dhe Izmir, ku ka pasur përplasje mes demonstruesve dhe forcave të policisë, gjatë demonstratave të organizuara nga opozita, në mbështetje të kryebashkiakut Ekrem Imamoglu, raportuan korrespondentët e AFP-së dhe mediat turke.

Kreu i partisë kryesore opozitare tha se 300 mijë protestues dolën në rrugët e Stambollit për të mbështetur kryebashkiakun e qytetit. "Ne jemi këtu 300,000 njerëz," tha kreu i Partisë Popullore Republikane Ozgur Ozel përpara Bashkisë së Stambollit, ku protestuesit u mblodhën me thirrjen e CHP.

Në Stamboll, policia përdori plumba plastikë, sipas AFP.  Në Izmir, qyteti i tretë më i madh i Turqisë, policia përdori topa uji për të shpërndarë turmën, raportuan kanalet televizive lokale.

Mijëra qytetarë kanë dalë në rrugë në ditën e 3-të rradhazi në mbështetje të Ekrem Imamoglu, pavarësisht ndalimit të grumbullimeve, ndërsa policia përdori gazlotsjellës dhe plumba plastikë për të shpërndarë turmën.

Presidenti Rexhep Tajip Erdogan në deklaratat e tij dërgoi një mesazh të qartë se Turqia nuk do të tolerojë asnjë kërcënim ndaj rendit publik dhe se qeveria e tij do të qëndrojë kundër vandalizmit dhe terrorizmit të rrugës.

Përplasje të vazhdueshme në favor të Ekrem Imamoglu

Studentët bllokuan portën e një universiteti në Izmir. Ata janë përballur me forcat e sigurisë, të cilat po përdorin gazlotsjellës. Të rinjtë që demonstrojnë në favor të Ekrem Imamoglut thonë se do të qëndrojnë në rrugë derisa ta shohin të lirë kryebashkiakun e Stambollit. Policia i shënjestron me ujë nën presion.

“Ne i rezistojmë fashizmit dhe errësirës”, tha njëri prej tyre. Duke sfiduar ndalimin e demonstratave, mijëra qytetarë u mblodhën përsëri në Stamboll. Oficerët e policisë janë urdhëruar të mos lejojnë studentët të marshojnë drejt sheshit Taksim.

Ankaraja është një fushë beteje

Rrugët e Ankarasë pranë Universitetit Teknik i ngjanin një fushëbeteje. Autoritetet shpërndanë një tubim studentor me gaz lotsjellës dhe plumba gome. “Ajo që po ndodh këtu nuk është thjesht një grusht shteti kundër opozitës dhe Imamoglut. “Është e qartë se është një grusht shteti politik.

 

Lini një Përgjigje