TAGS-AT E JAVËS

Rajoni dhe Bota21 Mars 2025, 17:57

Armëpushimi i pjesshëm? Moska nuk ndal sulmet ndaj Ukrainës; Macron: Putin nuk do paqe

Shkruar nga Pamfleti

Armëpushimi i pjesshëm? Moska nuk ndal sulmet ndaj Ukrainës;

Dronët rusë goditën qytetin port ukrainas të Odesa-s gjatë natës, duke treguar se Moska vijon sulmet ajrore, pavarësisht se ra dakord për një ndalim të përkohshëm të sulmeve në infrastrukturën energjetike dhe asaj civile.

Videot që qarkullojnë në mediat sociale treguan zjarre që shpërthyen në disa pjesë të Odesa.

Guvernatori rajonal, Oleh Kiper, tha se dronët rusë goditën një ndërtesë banimi të lartë, një qendër tregtare dhe disa objektiva të infrastrukturës.

Presidenti çek, Petr Pavel, ishte në qytet kur Rusia nisi sulmet me dron. "Në mënyrë domethënëse, gjatë takimit tone, armiku edhe një herë sulmoi masivisht rajonin e Odesës," tha Kiper në aplikacionin e mesazheve Telegram.

Presidenti francez, Emmanuel Macron, një aleat i ngushtë i presidentit ukrainas, Volodymyr Zelenskyy , shkroi në X se sulmet në Odesa "treguan edhe një herë" se Rusia "sinqerisht nuk dëshiron paqe".

Ukraina dhe Rusia kanë rënë dakord në parim për një armëpushim të kufizuar pasi presidenti amerikan, Donald Trump, foli me liderët e vendeve këtë javë. Por mbetet pasiguri se si dhe kur do të hyjë në fuqi armëpushimi i pjesshëm, ndërsa Ukraina dhe Rusia përgatiten të dërgojnë delegacione në Riad javën e ardhshme për bisedime paralele me SHBA-në.

 

Lini një Përgjigje