TAGS-AT E JAVËS

Rajoni dhe Bota21 Mars 2025, 17:31

Tragjedia me 59 viktima, Maqedoni e Veriut fut në “sitë” klubet e natës; mbyllen 13 diskoteka për mosplotësimin e kushteve

Shkruar nga Pamfleti

Tragjedia me 59 viktima, Maqedoni e Veriut fut në “sitë”

Ngjarja tragjike e Koçanit, ku mbetën të vrarë 59 të rinj dhe qindra të tjerë u plagosën në një lokal nate, ka vënë në lëvizje autoritet e Maqedonisë së Veriut.

Inspektorati Shtetëror i Tregut në Maqedoninë e Veriut ka kryer 82 kontrolle në diskoteka dhe lokale nate, ku janë identifikuar shumë parregullsi.

Nga 23 objekte të licencuara, 13 prej tyre nuk plotësojnë kushtet teknike dhe mund të humbin licencat. Po ashtu, 5 objekte kishin licenca të skaduara.

Nga 41 të tjerat, 30 prej tyre kishin parregullsi në bazë të ligjit për aktivitetet hotelierike. Janë lëshuar 28 vendime për kundërvajtje dhe dy mbyllje për tejkalim të orarit të punës, që nënkupton edhe gjobë”, tha zëdhënësja e Qeverisë, Marija Miteva.

Inspektimet vazhdojnë me një hetim të gjerë, në bashkëpunim me institucione të tjera shtetërore.

Lini një Përgjigje