TAGS-AT E JAVËS

Rajoni dhe Bota28 Mars 2026, 17:55

Luftë që nuk ka fund, Vance: Konflikti me Iranin do të zgjasë edhe pak

Shkruar nga Pamfleti

Luftë që nuk ka fund, Vance: Konflikti me Iranin do të

Zëvendëspresidenti i Shteteve të Bashkuara, JD Vance, deklaroi se lufta me Iranin do të vazhdojë edhe për një periudhë të shkurtër, me synimin për të “neutralizuar” kërcënimin nga Republika Islamike për një kohë të gjatë.

Në një intervistë në podcastin “Benny Show”, Vance u shpreh se shumica dërrmuese e objektivave ushtarake amerikane janë arritur tashmë, duke lënë të kuptohet se operacionet janë drejt përfundimit.

Presidenti do të vazhdojë edhe për pak kohë për të siguruar që, sapo të largohemi, të mos na duhet ta bëjmë këtë sërish për një periudhë shumë, shumë të gjatë,” tha ai.

Deklarata përbën një nga rastet e rralla kur një zyrtar i lartë amerikan pranon se efektet e ndërhyrjes ushtarake mund të mos jenë të përhershme.

Vance e justifikoi vazhdimin e operacionit duke theksuar se Irani mbetet një kërcënim i vazhdueshëm. “Kjo vend na kërcënon në shumë mënyra. Ata po përpiqen ende të zhvillojnë armë bërthamore. Duhet t’i neutralizojmë për një kohë shumë të gjatë, dhe ky është qëllimi,” u shpreh ai.

Ai komentoi gjithashtu rritjen e çmimeve të gazit, duke e cilësuar atë si një reagim të përkohshëm ndaj konfliktit. Sipas tij, ndikimi ekonomik do të jetë afatshkurtër.

Është një pasojë shumë e shkurtër e një konflikti që nuk do të zgjasë shumë. Nuk kemi interes të qëndrojmë në Iran për një apo dy vjet. Do të largohemi shpejt dhe çmimet e gazit do të bien sërish,” tha Vance.

vanc shba lufte

Lini një Përgjigje