TAGS-AT E JAVËS

Rajoni dhe Bota14 Qershor 2024, 12:29

Luftë në Perëndim? Paralajmëron Putin: I jemi afruar një pike pa kthim

Shkruar nga Pamfleti

Luftë në Perëndim? Paralajmëron Putin: I jemi afruar

Presidenti rus Vladimir Putin, ka folur për situatën me Perëndimin. Ai tha se egoizmi dhe hipokrizia e vendeve perëndimore ka çuar në një “kthesë të rrezikshme të ngjarjeve”.

“Ne i jemi afruar një pike pa kthim”, theksoi Vladimir Putin.

Duke folur në një takim me zyrtarë të ministrisë së jashtme ruse, kreu i Kremlinit akuzoi Uashingtonin për minimin e sigurisë globale për shkak të daljes së tij nga paktet e armëve.

Ai tha gjithashtu se vjedhja e pasurive ruse nga Perëndimi “nuk do të mbetet e pandëshkuar”.

“Uashingtoni është tërhequr në mënyrë të njëanshme nga traktate të ndryshme të kontrollit të armëve.

Në fund të fundit, egoizmi dhe hipokrizia e vendeve perëndimore çuan në një kthesë të rrezikshme të ngjarjeve dhe ne i jemi afruar një pike pa kthim.

Ata donin t’i shkaktonin një disfatë strategjike Rusisë, pavarësisht arsenaleve të saj bërthamore, kjo është ajo që ka të bëjë me politikën perëndimore.

Ata ose nuk arrijnë të kuptojnë kërcënimet që krijojnë ose thjesht besojnë në pandëshkueshmërinë dhe natyrën e tyre ekskluzive. Të dyja mund të çojnë në tragjedi”, tha Putin.

Lini një Përgjigje