TAGS-AT E JAVËS

Rajoni dhe Bota14 Qershor 2024, 11:29

Ngjarje e rëndë në Maqedoninë e Veriut, nusja masakron për vdekje burrin dhe vjehrrin

Shkruar nga Pamfleti

Ngjarje e rëndë në Maqedoninë e Veriut, nusja masakron

Një ngjarje e rëndë është shënuar në Maqedoninë e Veriut, ku nusja ka kryer një krim të dyfishtë.

36-vjeçarja ka masakruar me thikë bashkëshortin e saj dhe vjehrrin, mbrëmjen e djeshme në Kratovë.

Pas ngjarjes së rëndë autorja me iniciale V. I., është arrestuar nga policia.

Sipas mediave të Maqedonisë së Veriut shkak i vrasjes së dyfishtë dyshohet se ka qenë një sherr në familje.

Bashkëshorti i 36-vjeçares, me iniciale J. I, 38 vjeç dhe babai i tij, 63 vjeç, janë konfirmuar të vdekur.

Lini një Përgjigje