TAGS-AT E JAVËS

Rajoni dhe Bota30 Shtator 2024, 10:42

Lufta për Shtëpinë e Bardhë, Trump ofendon rëndë Kamala Harris: Ajo është e sëmurë mendore! 

Shkruar nga Pamfleti
Lufta për Shtëpinë e Bardhë, Trump ofendon rëndë
Donald Trump dhe Kamala Harris

Kandidati republikan për president, Donald Trump, intensifikoi sulmet personale ndaj rivales së tij demokrate, Kamala Harris, duke e quajtur atë “të sëmurë mendore” dhe duke kërkuar ndjekjen e saj penale.

Gjatë një tubimi, Trump deklaroi se Harris ishte përgjegjëse për krizën në kufirin SHBA-Meksikë dhe duhet të mbahet përgjegjëse ligjërisht për veprimet e saj.

“Joe Biden u bë i paaftë mendërisht, por Kamala lindi ashtu. E trishtueshme. Ajo gënjen dhe, sinqerisht, mendoj se ka lindur kështu. Diçka nuk shkon me Kamala. Nuk e di çfarë është, por diçka mungon, dhe të gjithë e dinë këtë”, tha Trump.

Me më pak se një muaj deri në zgjedhje, Trump ka shtuar përdorimin e sulmeve personale dhe retorikës ofenduese, edhe pse disa republikanë sugjerojnë se do të ishte më e dobishme të fokusohej tek çështjet kryesore në vend të sulmeve.

Kamala Harris nuk ka reaguar drejtpërdrejt ndaj deklaratave të fundit të Trump, por në një deklaratë të mëparshme, ajo i ka quajtur ato “një shfaqje të vjetër” për të cilën amerikanët janë lodhur së dëgjuari.

 

zgjehdjet ne shba donald trump kamala harris

Lini një Përgjigje