
Presidenti ukrainas Volodymyr Zelensky tha se inteligjenca e vendit të tij tregon se Rusia po përgatit një sulm tjetër në shkallë të gjerë.
Kreu i shtetit deklaroi në fjalimin e tij të mbrëmjes, se SHBA, Evropa dhe gjithë partnerët e Ukrainës duhet të kuptojnë se si kjo diskrediton bisedimet diplomatike
“Ne gjithashtu e dimë se rusët po përgatiten për një sulm të ri – inteligjenca jonë e tregon këtë. Tani Shtetet e Bashkuara, Evropa dhe të gjithë partnerët tanë duhet të kuptojnë se si kjo diskrediton bisedimet diplomatike”, tha Zelensky.
Ai theksoi se kur sulmet ruse vazhdojnë, është e vështirë për njerëzit të ndiejnë se diplomacia është konstruktive dhe e aftë të japë rezultate.
“Kushdo që dëshiron vërtet paqe duhet të mendojë se si të sigurojë që rusët po përgatiten jo për sulme të reja masive, por për t’i dhënë fund luftës. Bota ka fuqinë ta bëjë këtë të ndodhë.
Ne thjesht duhet ta përdorim atë fuqi, për hir të paqes. Falenderoj të gjithë ata që i qasen situatës pikërisht në këtë mënyrë”, u shpreh presidenti Zelensky.
Deklaratat e tij vijnë pasi të mërkurën, më 28 janar, forcat ruse bombarduan dhe kryen sulme me dronë në distriktet Kamianske, Nikopol, Pavlohrad, Kryvyi Rih dhe Synelnykove në rajonin e Dnipropetrovsk.
Lini një Përgjigje