TAGS-AT E JAVËS

Rajoni dhe Bota24 Qershor 2024, 07:37

Lufta në Lindjen e Mesme/ Netanyahu i hap rrugë armëpushimit, Hamasi refuzon

Shkruar nga Pamfleti
Lufta në Lindjen e Mesme/ Netanyahu i hap rrugë armëpushimit,
Benjami Netanyahu

Pasi kryeministri Benjami Netanyahu deklaroi për mediat vendase se është i gatshëm të pranojë pezullimin e përkohshëm të luftimeve në Rripin e Gazës për të liruar disa pengje, zyra e tij shtoi se është lëvizja islamike e Hamasit ajo që refuzon marrëveshjen dhe jo Izraeli.

Sipas ekspertëve të sigurisë, kreu i Hamasit, Yahya Sinwar po merr kohë në negociatat për armëpushim me shpresën se një luftë e plotë do të shpërthejë me hyrjen e Hezbollahut në konflikt.

Ndërkohë SHBA-të reaguan për këtë çështje duke thënë se nëse do të ketë një përballje me Hezbollahun, atëherë do të mbështesë plotësisht Izraelin.

Më herët gjatë ditës, siç njoftoi Marina Britanike, një anije tregtare është dëmtuar nga një sulm me dron në Detin e Kuq, afër Jemenit, por nuk raportohet për të lënduar.

Të shtunën, të paktën 42 njerëz vdiqën në sulmet izraelite në kampin e refugjatëve Shati dhe në periferi të Tuffah në qytetin e Gazës.

Shumë qytete izraelite pranë kufirit me Libanin janë evakuuar gjatë luftimeve.

Netanyahu përsëriti gjithashtu kundërshtimin e tij të idesë që Autoriteti Palestinez me bazë në Bregun Perëndimor të qeverisë Rripin e Gazës në vend të Hamasit.

benjami netanyahu hamas

Lini një Përgjigje