
Më shumë se 30 mijë njerëz janë vrarë në sulmet e Izraelit në Gaza të Palestinës në vetëm 5 muaj, konfirmon Ministria e Shëndetësisë në Gaza.
“Numri i dëshmorëve i kalon 30,000”, thuhet në deklaratën e ministrisë. Sipas tyre në këtë shifra përfshihen të paktën 79 vrasje të raportuara gjatë natës.
Ky numër tronditës i vrasjeve që nga 7 tetori do të thotë se më shumë se 1% e popullsisë së paraluftës së enklavës prej 2,3 milion njerëz janë vrarë.
Sipas, OKB-së oensiva izraelite ka shkatërruar 60 për qind të infrastrukturës së Gazës dhe ka lënë 85 për qind të popullsisë së enklavës të zhvendosur brenda në mes të mungesës akute të ushqimit, ujit të pastër dhe ilaçeve/
Lini një Përgjigje