TAGS-AT E JAVËS

Rajoni dhe Bota 8 Shtator 2025, 11:26

Lufta në Gaza, Pedro Sanchez ndalon shitjen e armëve spanjolle për Izraelin

Shkruar nga Pamfleti
Lufta në Gaza, Pedro Sanchez ndalon shitjen e armëve spanjolle
Pedro Sanchez

Kryeministri spanjoll, Pedro Sánchez, ka shpallur miratimin urgjent të një dekreti që forcon embargon ndaj shitjes së armëve për Izraelin.

Sánchez theksoi se qeveria e tij ka ndërmarrë nëntë masa kundër gjenocidit në Rripin e Gazës.

“Qeveria mendon se të mbrosh vendin tënd është një gjë, por të bombardosh spitale apo të lësh njerëzit të vdesin nga uria është krejt tjetër”, u shpreh kreu i ekzekutivit spanjoll.

Dekreti i ri ndalon që anije apo avionë që transportojnë armë ose karburant të destinuar për ushtrinë izraelite të ndalojnë në portet e Spanjës apo të përdorin hapësirën e saj ajrore.

Sanchez mori vendim për të njohur zyrtarisht Palestinën si shtet, në maj të këtij viti.

lufta ne gaza pedro sanchez izraeli

Lini një Përgjigje