TAGS-AT E JAVËS

Rajoni dhe Bota 8 Shtator 2025, 11:08

Sulm me armë komisariatit të policisë në Turqi, humbin jetën dy efektivë dhe plagosen 6 të tjerë

Shkruar nga Pamfleti
Sulm me armë komisariatit të policisë në Turqi, humbin
Pamje nga sulmi

Një sulm me armë zjarri ka ndodhur ndaj një komisariati në Turqinë Perëndimore, Izmir. Si pasojë e sulmit dy policë humbën jetën dhe një tjetër mbeti i plagosur rëndë.

Autori i dyshuar, që sipas raportimeve është 16 vjeç, hapi zjarr ndaj komisariatit në zonën Balçova. Sipas NTV, adoleshenti është arrestuar nga autoritetet, ndërsa 6 persona të tjerë janë plagosur.

16-vjeçari cili kreu sulmin, u pa duke shkuar në vendngjarje i veshur me pallto dhe duke mbuluar fytyrën, pavarësisht motit të nxehtë dhe kishte me vete një sasi të madhe municionesh.

Guvernatori i Izmirit, Süleyman Elban, bëri një deklaratë në vendngjarje në lidhje me sulmin.

“Sulmuesi u arrestua me lëndime. Ai po merr trajtim në Spitalin Shtetëror të Alsancak. Ai nuk ka precedentë të mëparshëm penalë. Hetimet për incidentin janë ende duke vazhduar. I dyshuari për vrasje është 16 vjeç dhe jeton në këtë rrugë. Incidenti do të sqarohet së shpejti. Incidenti është kryer me një pushkë me pompë të blerë nga babai i tij", tha ai.

Turqia është përballur edhe më parë me sulme të ngjashme të kryera nga grupe të armatosura kurde, organizata islamiste dhe grupe të majta ekstreme, me forcat e sigurisë që shpeshherë shënjestrohen si objektiv i këtyre sulmeve.

sulm me arme ndaj komisariatit ne turqi

Lini një Përgjigje