TAGS-AT E JAVËS

Rajoni dhe Bota17 Qershor 2024, 10:49

Lufta në Gaza, Netanyahu njofton shpërbërjen e kabinetit

Shkruar nga Pamfleti
Lufta në Gaza, Netanyahu njofton shpërbërjen e kabinetit
Benamin Netanyahu

Kryeministri Benjamin Netanyahu ka njoftuar shpërbërjen e kabinetit të luftës në një takim të dielën. Raportohet se lideri izraelit e kishte shpallur vendimin në një takim të kabinetit politik-sigurisë mbrëmjen e kaluar. Ky veprim i Netanyahut jen tetë ditë pasi Benny Gantz dha dorëheqjen nga qeveria izraelite.

Partnerët e koalicionit të ekstremit të djathtë të Netanyahut kanë bërë presion për krijimin e një kabineti të ri lufte pasi forëheqjes së Benny Gantz.

Ministri nacionalist-fetar i Financave Bezalel Smotrich dhe ministri i Sigurisë Kombëtare Itamar Ben Gvir, të cilët kanë kërkuar që Izraeli të vazhdojë bombardimet e Gazës, pavarësisht thirrjeve për njëfarë përmbajtje nga aleatët, përfshirë SHBA-në, kishin bërë thirrje për formimin e një kabineti të ri lufte me liderët e partive të koalicionit.
Por sipas Netanyahut, nuk do të ketë një kabinet të ri nga liderët e partive të koalicionit.

benjamin netanyahu lufta izrael-palestine

Lini një Përgjigje