TAGS-AT E JAVËS

Rajoni dhe Bota 8 Janar 2024, 16:58

Lufta në Gaza, Netanyahu: Hezbollahu po e nënvlerëson Izraelin!

Shkruar nga Pamfleti

Lufta në Gaza, Netanyahu: Hezbollahu po e nënvlerëson Izraelin!

Kryeministri izraelit, Benjamin Netanyahu deklaroi se grupi militant libanez Hezbollah po nënvlerëson forcën e Izraelit, njëlloj si në vitin 2006.

"Zgjodha të vij në Kiryat Shmona ditën e zjarrit antitank mbi ne. Hezbollahu na nënvlerësoi shumë në vitin 2006 dhe po na nënvlerëson sërish”, tha ai.

Në korrik 2006, pas pritës së një patrulle ushtarake izraelite, forcat izraelite kaluan kufirin në Liban për të shkatërruar pozicionet e Hezbollahut, ndërsa sulmet ajrore shënjestruan gjithashtu infrastrukturën dhe komandantët e Hezbollahut.

Netanyahu tha se Hezbollahu u përball me fuqi të jashtëzakonshme për të bërë gjithçka që është e nevojshme për të rivendosur sigurinë në veri.

Ne do të bëjmë gjithçka për të rivendosur sigurinë në veri dhe për të lejuar familjet tuaja, sepse shumë prej jush janë vendas, të kthehen të sigurt në shtëpi dhe e dinë se nuk mund të ngatërrohemi. Ne do të bëjmë gjithçka që duhet. Natyrisht, ne preferojmë që kjo të bëhet pa një fushatë të gjerë, por kjo nuk do të na pengojë”Ne u dhamë atyre një shembull se çfarë po ndodh me miqtë e tyre në jug, kështu do të ndodhë këtu në veri. Ne do të bëjmë gjithçka për të rivendosur sigurinë”, tha ai.

netanyahu izrael

Lini një Përgjigje