
Më shumë njerëz pritet të kalojnë nga Gaza në Egjipt sot pasi korridori ‘Rafah’ u hap për herë të parë që nga shpërthimi i luftës Izrael-Hamas.
Një listë me rreth 500 emra njerëzish që lejohen të kalojnë, e hartuar nga Egjipti, do të vendoset në kufi, njoftoi Rushdi Abu Alouf për BBC.
"Më shumë se 400 njerëz ishin në gjendje të largoheshin nga Gaza dje në një mënyrë kaotike, por të menaxhueshme", tha ai.
Disa njerëz që shkuan ditën e djeshme në pikën kufitare Rafah nuk ishin në dijeni se nëse emrat e tyre nuk do të ishin në listë, ata nuk do të lejoheshin të hynin në Egjipt. Largimi nga Gaza është kritik veçanërisht për ata që kanë nevojë për kujdes mjekësor pasi spitaleve po iu mbarojnë furnizimet dhe luftimet po vazhdojnë.
Lini një Përgjigje