
Bisedimet për të rënë dakord për armëpushim mes Izraelit dhe Hamasit në Gaza nuk ishin shumë premtuese ditëve të fundit, njoftoi Katari si ndërmjetësues i këtyre bisedimeve.
Kryeministri i Katarit Mohammed bin Abdulrahman Al Thani tha se mbetet optimist edhe pse koha nuk është në favorin e tyre.
Kjo vjen pasi kryeministri izraelit u shpreh se do të vazhdojë me planet për pushtim tokësor të Rafahut, pavarësisht rritjes së presionit ndërkombëtar.
Hamasi ka fajësuar Izraelin për refuzimin e marrëveshjes së armëpushimit.
Bisedimet janë duke u zhvilluar në Kajro ndërsa zyrtarë të lartë nga SHBA-ja, Izraeli, Egjipti dhe Katari takohen në përpjekje për të ndërmjetësuar një pushim të luftimeve.
“Modeli i ditëve të fundit nuk është vërtet shumë premtues, por, siç e përsëris gjithmonë, do të mbetemi optimistë”, ka thënë Sheik Mohammed, gjatë një takimi të liderëve botërorë në Konferencën e Sigurisë në Mynih.
“Besoj se në këtë marrëveshje po flasim në një shkallë më të madhe dhe ende shohim disa vështirësi në pjesën humanitare të këtyre negociatave”, shtoi ai.
Lini një Përgjigje