
Kjo lëvizje ka irrituar Moskën e cila nuk ka nguruar të reagojë dhe të bëjë kërcënime të cilat parashikojnë një luftë të pashmangshme mes Rusisë dhe NATO-s.
Në një kohë kur të gjithë prisnin ndërhyrjen e Perëndimit për të negociuar një marrëveshje që do t’i jepte fund luftës së stërzgjatur mes Ukrainës dhe Rusisë, situata përshkallëzohet në ekstremin e kundërt.
Krejt papritur, kërcënimet e Rusisë për një luftë Botërore janë rikthyer sërish dhe kësaj radhe për shkak të një lëvizje të SHBA-së dhe Mbretërisë së Bashkuar. Uashingtoni dhe Londra dhanë dje sinjale se mund t’i japin Kievit “dritën jeshile” që të përdorë raketa me rreze të gjatë për sulme thellë brenda Rusisë.
Kjo lëvizje ka irrituar Moskën e cila nuk ka nguruar të reagojë dhe të bëjë kërcënime të cilat parashikojnë një luftë të pashmangshme mes Rusisë dhe NATO-s.
Në një reagim të presidenti rus, Vladimir Putin mbi këto pretendime, ai u shprehur qartë, nëse kjo do të ndodhë atëherë Moska do të jetë në luftë me NATO-n.
“Përdorimi i raketave perëndimore me rreze të gjatë nga ana e Ukrainës për të goditur Rusinë do të nënkuptojë se vendet e NATO-s janë në luftë me Rusinë dhe Moska do të marrë vendimet e duhura", ka thënë presidenti rus Vladimir Putin, raporton "MoscowTimes".
???? Putin and his new red lines: The use of Western long-range precision weapons against Russia would mean direct involvement of NATO countries in the war in Ukraine, the Russian dictator has said. pic.twitter.com/N25NSRtfsM
— NEXTA (@nexta_tv) September 12, 2024
Por për Sekretarin e Jashtëm britanik, lejimi i përdorimit të raketave me rreze të gjatë nga ana e Kievit, erdhi pas zbulimit se Irani kishte dërguar raketa balistike në Moskë.
Edhe zëdhënësi i Kremlinit, Dmitry Peskov përsëriti kërcënimin se leja për të goditur territorin rus do të rriste përfshirjen e Perëndimit në konfliktin në Ukrainë dhe do të sillte një reagim nga Moska.
"Nuk ka nevojë të ekzagjerohet. Por, natyrisht, kjo rrit ndjeshëm shkallën e përfshirjes kolektive të Perëndimit në këtë luftë rreth Ukrainës. Sigurisht, kjo do të sjellë një reagim përkatës nga Rusia", paralajmëroi Peskov, duke komentuar spekulimet se Perëndimi mund të marrë një vendim pozitiv për çështjen e lejimit të ushtrisë ukrainase të përdorë armët e saj për sulme thellë në Rusi, raporton "TASS".
Ndërkohë që pavarësisht pretendimeve, ende nuk ka një vendi zyrtar ku thuhet se SHBA i ka dhënë të drejtë Ukrainës të përdorë armët e saj me rreze të gjatë brenda territorit rus.
Të mërkurën, rrjeti televiziv ABC citoi një këshilltar presidencial ukrainas të ketë thënë se sekretari amerikan i Shtetit Antony Blinken dhe presidenti ukrainas Vladimir Zelensky në një takim në Kiev nuk morën vendime në lidhje me përdorimin e armëve amerikane për sulme thellë brenda Rusisë.
Ai tha se gjatë takimit të gjatë, Zelensky i paraqiti Blinken një plan të detajuar se si Kievi mund të përdorte armët perëndimore për të sulmuar territorin rus dhe ofroi një listë të objektivave të mundshëm. Megjithatë, zyrtari ukrainas shtoi se nuk ishte marrë asnjë vendim për këtë pikë.
Më herët, Blinken tha në një konferencë të përbashkët shtypi në Kiev me ministrat e jashtëm britanik dhe ukrainas, David Lammy dhe Andrey Sibiga, se Shtetet e Bashkuara kishin parasysh faktorin e një përshkallëzimi të mundshëm të situatës në Ukrainë për shkak të diskutimeve me autoritetet e Kievit për goditjet me armë perëndimore thellë në territorin rus.
Situata duket tepër e tensionuar, megjithatë mbetet për t’u parë vendimi që do të marrin Britania dhe SHBA-ja lidhur me armët me rreze të gjatë. Një gjë është e sigurt, me luftën që nuk po shkon sipas planeve të tij, sulmet me dron brenda Rusisë dhe pushtimin e rajonit të Krusk nga Ukraina, Putin duket se nuk do të tolerojë më tepër, pasi mund t’i rrezikohet pushteti. Tani topi është në duart e Perëndimit, ata do duhet të zgjedhin nëse duan të futen drejtë për drejtë në luftë me Rusinë./Pamfleti
Lini një Përgjigje