TAGS-AT E JAVËS

Rajoni dhe Bota17 Qershor 2025, 07:20

Lindja e Mesme në flakë, Izraeli sulmon Televizionin Shtetëror Iranian gjatë transmetimit LIVE (Video)

Shkruar nga Pamfleti
Lindja e Mesme në flakë, Izraeli sulmon Televizionin Shtetëror
Izraeli sulmon Televizioni Shtetëror Iranian

Natë lufte midis Izraelit dhe Iranit. Sulmi ndaj Teheranit, më i fuqishmi që nga fillimi i luftës, shkaktoi një zjarr masiv në dy depo karburanti.

Forcat ajrore izraelite kanë goditur ndërtesën e Televizionit Shtetëror të Iranit (IRIB) në Teheran gjatë një transmetimi të drejtpërdrejtë, raportojnë burime ndërkombëtare të sigurisë.

Sulmi ndodhi teksa programi ishte live në transmetim, duke ndërprerë papritmas sinjalin dhe duke shkaktuar panik në redaksi.

Nuk ka ende informacione të konfirmuara për viktima ose të plagosur, por pamjet që po qarkullojnë në rrjetet sociale tregojnë tym të dendur që ngrihet nga godina e IRIB në kryeqytetin iranian.

Incidenti përbën një përshkallëzim të rëndë të konfliktit në zhvillim mes Izraelit dhe Iranit.

Ngjarja vjen ndërsa Tel Avivi ka paralajmëruar se do të vazhdojë të godasë infrastrukturën ushtarake dhe propagandistike të regjimit iranian.

Një breshëri raketash u lëshuan mbi shtetin hebraik, dhjetëra të tjera ranë gjithashtu në Siri.

Ndërsa avionët e IDF bombardojnë Teheranin, dronët synojnë ‘figurat kryesore të regjimit’.

Pati një bastisje për të vrarë një udhëheqës ushtarak Huthi në Sanaa. Sirena u dëgjuan në Aman, Jordani. Ndërkohë Ajatollahët kërcënojnë Perëndimin me 2 mijë raketa gati. Në shënjestër janë bazat e Shteteve të Bashkuara, Francës dhe Britanisë së Madhe në Lindjen e Mesme.

“Irani do të digjet” është përgjigjja e Izraelit, i cili pretendon se ka shkatërruar një lokacion uraniumi në Isfahan.

Në Iran, regjimi po lëkundet nën bomba dhe pushteti i Khameneit po vihet në provë.

Udhëheqësi suprem ka zëvendësuar rrethin e ngushtë.

Jeruzalemi u shënjestrua gjithashtu nga sulmet e raketave iraniane, të paktën tre viktima dhe 130 të plagosur.

Mediat shtetërore iraniane raportojnë se ushtria ka lëshuar një paralajmërim për civilët izraelitë që të evakuohen, përpara se të nisin sulme të reja.

Më herët gjatë ditës, ambasadori i Iranit në OKB, Amir Saeid Iravani, deklaroi se vendi i tij ka të drejtën e vetëmbrojtjes dhe ka ndërmarrë “operacione mbrojtëse proporcionale”, të cilat, sipas tij, janë përqëndruar “ekskluzivisht në objektiva ushtarake dhe infrastrukturë të lidhur me to”.

“Në përgjigje të përshkallëzimit të qëllimshëm nga Izraeli dhe veprimeve të tij të vazhdueshme agresive… Irani, në përputhje me parimin e proporcionalitetit, ka ndërmarrë masa shtesë duke goditur infrastrukturë specifike në Izrael, e cila ka mbështetur drejtpërdrejt agresionin në vazhdim,” thuhet në letrën e tij drejtuar Këshillit të Sigurimit të OKB-së.

Ambasadori iranian gjithashtu akuzoi Izraelin për sulme ndaj civilëve dhe infrastrukturës civile.

Ndërkohë, Kryeministri izraelit Benjamin Netanyahu ka tentuar të bëjë dallim mes sulmeve të Izraelit dhe atyre të Iranit, duke thënë se Izraeli ka goditur objektiva që përbëjnë kërcënim bërthamor dhe raketor, ndërsa akuzoi Iranin për sulme ndaj popullsisë civile.

Sipas Ministrisë së Shëndetësisë së Iranit, të paktën 224 persona janë vrarë që nga fillimi i sulmeve izraelite të premten. Nga ana tjetër, autoritetet izraelite bëjnë me dije se 24 persona janë vrarë nga sulmet iraniane që nga ajo kohë.

izraeli sulmon televizioni shtetëror iranian

Lini një Përgjigje