
Rusia ka vendosur në listën e të shumëkërkuarve gjyqtarin e Gjykatës Penale Ndërkombëtare që lëshoi urdhër-arrestin ndaj Vladimir Putinit.
Një nga gjyqtarët e Gjykatës Ndërkombëtare Penale (ICC), Tomoko Akane, i cili lëshoi një urdhër-arresti për presidentin rus Vladimir Putin dhe Maria Lvova-Belova, është shtuar në listën e kërkimit penal të Ministrisë së Brendshme ruse.
Sipas hyrjes në bazën e të dhënave të Ministrisë të parë nga CNN, Akane "kërkohet sipas nenit të Kodit Penal të Federatës Ruse", megjithëse neni specifik nuk është përshkruar.
Kujtojmë se ICC lëshoi një urdhër arresti për Putinin dhe Lvova-Belovën më 17 mars, duke i akuzuar ata për përfshirje në krime lufte në lidhje me dëbimin e paligjshëm të njerëzve, përfshirë fëmijët, dhe transferimin e tyre në Rusi.
Si përgjigje, Komiteti Hetues i Rusisë hapi një çështje penale kundër prokurorit të ICC-së Karim Asad Ahmad Khan, si dhe gjyqtarëve Rosario Salvatore Aitala, Sergio Gerardo Ugalde Godinez dhe Tomoko Akane.
Autoritetet ruse pohuan se veprimet e tyre janë të paligjshme për shkak të mungesës së bazave të vlefshme për ngritjen e akuzave kundër presidentit rus dhe ombudspersonit të fëmijëve të Rusisë. Karim Khan dhe Rosario Aitala u akuzuan dhe ndaj tyre u lëshuan urdhër-arreste në maj, sipas agjencisë shtetërore të lajmeve TASS.
Lini një Përgjigje