TAGS-AT E JAVËS

Rajoni dhe Bota13 Korrik 2023, 09:23

Lavrov mesazh SHBA-së: Avionët F-16 janë një kërcënim 'bërthamor' për Moskën

Shkruar nga Pamfleti

Lavrov mesazh SHBA-së: Avionët F-16 janë një

Ministri i Jashtëm rus, Sergei Lavrov, në një intervistë deklaroi se transferimi i avionëve të tipit F-16 që do të ketë Ukraina për të sulmuar Rusinë do të konsiderohet si një kërcënim për këtë të fundit nga Perëndimi.

"Një shembull i rrezikshëm është plani i SHBA për transferimin e avionëve luftarakë F-16 në regjimin e Kievit. Ne kemi informuar fuqitë bërthamore të SHBA-së, Britanisë dhe Francës se Rusia nuk mund të injorojë aftësinë e këtyre avionëve për të mbajtur armë bërthamore. Ukraina do të konsiderohet nga ne si një kërcënim nga Perëndimi në sferën bërthamore”, tha Lavrov.

Për Lavrovin, Shtetet e Bashkuara dhe NATO krijojnë rrezikun e një konfrontimi të armatosur të drejtpërdrejtë me Rusinë, i cili është i mbushur me "pasoja katastrofike".

Sipas Lavrov, në Perëndim po ndërmerren veprime që vazhdimisht detyrojnë Rusinë të vërë në dukje rreziqet e natyrës strategjike të cilat gjenerohen nga një politikë agresive anti-ruse.

lavrov shba kercenim berthamor moska

Lini një Përgjigje