TAGS-AT E JAVËS

Rajoni dhe Bota13 Korrik 2023, 09:05

Tragjedia me 600 emigrantë të mbytur në brigjet greke, si roja bregdetare u bëri presion të mbijetuarve për të fajësuar egjiptianët

Shkruar nga Pamfleti

Tragjedia me 600 emigrantë të mbytur në brigjet greke, si roja

BBC News ka hedhur dyshime mbi versionin e rojës bregdetare greke për ngjarjen e tmerrshme të fundosjes së varkës me emigrantë, ku 600 persona humbën jetën.

Një video e re e publikuar së fundmi tregon se anija ishte e mbipopulluar me emigrantë, por BBC ka konfirmuar se pamjet janë filmuar kur roja bregdetare pretendoi se anija nuk kishte nevojë për shpëtim.

Gjatë muajit të fundit janë ngritur akuza se roja bregdetare ka përdorur një litar për të tërhequr anijen, duke bërë që ajo të fundoset. BBC deklaroi se ata kanë konfirmuar gjithashtu se anija ishte cisterna e naftës ‘Faithful Warrior’, dhe sipas një raporti të BBC deklarata e rojes bregdetare me deklaratën e dy të mbijetuarve kanë mospërputhje me njëra-tjetrën.

Dy të mbijetuar kanë përshkruar se si roja bregdetare i shtyu ata të identifikonin nëntë egjiptianë të cilët ishin në bord si trafikantë. Ata kanë deklaruar se emigrantët në atë moment kanë heshtur dhe janë frikësuar nga autoritetet greke, ndërsa fajin u’a hodhi rojeve bregdetare greke për tragjedinë e ndodhur.

"Ata lidhën një litar nga ana e majtë e anijes. Të gjithë lëvizën në anën e djathtë të anijes sonë për ta balancuar atë. Anija greke u largua shpejt duke bërë që varka jonë të përmbytet. Ata vazhduan ta tërhiqnin zvarrë për një distancë të madhe. Ne qëndruam 2 orë në ujë”, tha njëri nga të mbijetuarit.
Pasi arritën në Kalamatë, ata pretendojnë se roja bregdetare u tha të mbijetuarve të "heshtin" kur filluan të flisnin se si autoritetet greke kishin shkaktuar një katastrofë.

“Kur njerëzit filluan duke thënë se shkaku ishte roja bregdetare greke, zyrtari përgjegjës për pyetjen i kërkoi përkthyesit që t'i thoshte të intervistuarit të mos fliste më”, tha  njëri nga të mbijetuarit.
Dëshmitari deklaroi se të shpëtuarve iu thanë të ishin mirënjohës që nuk kishin vdekur.

"Ju i keni shpëtuar vdekjes! Mos folni më për incidentin! Mos bëni më pyetje për të!", tha njëri nga të mbijetuarit.
Një përkthyes ka rrëfyer gjithashtu për një hetim të kontrabandës që transportonin vitin e kaluar me anije disa emigrant të cilët u shpëtuan nga një roje bregdetare. Ai ka përshkruar me detaje se si emigrantët u frikësuan nga roja bregdetare. Por, zbulimet ngrenë pyetje të reja se si autoritetet greke i trajtojnë fatkeqësi të tilla.

Menjëherë pas fundosjes së 14 qershorit, nëntë burra egjiptianë u arrestuan dhe u akuzuan për vrasje dhe kontrabandë njerëzish. Të mbijetuarit deklaruan se kanë frikë të flasin publikisht sepse kanë frikë se edhe ata do të akuzohen si egjiptianët. Ata gjithashtu deklaruan se të dy kishin paguar 4,500 dollarë (3,480 £) për një vend në varkë. 

tragjedia me 600 emigrantë të mbytur në brigjet greke

Lini një Përgjigje