TAGS-AT E JAVËS

Rajoni dhe Bota13 Korrik 2023, 08:49

Ushtria ruse vijon sulmet ndaj Kievit, 1 i vdekur dhe 4 të plagosur

Shkruar nga Pamfleti

Ushtria ruse vijon sulmet ndaj Kievit, 1 i vdekur dhe 4 të plagosur

Forcat ajrore të Ukrainës rrëzuan 20 dronë kamikaze ruse dhe dy raketa lundrimi në natën e tretë radhazi të sulmeve ajrore ruse që synonin kryeqytetin e vendit, Kievin.

Autoritetet ukrainase raportuan të paktën një të vdekur dhe katër të plagosur në Kiev si rezultat i sulmit ajror rus.

Zëdhënësi i Forcave Ajrore të Ukrainës, Yuriy Ikhnat, tha se u krye një operacion i suksesshëm i mbrojtjes kundërajrore, duke shtuar se njëzet drone Shahed të zbuluar u shkatërruan, si dhe dy raketa lundrimi Kalibr.

Përtej kryeqytetit ukrainas, shpërthime u dëgjuan gjatë natës në rajone të tjera të Ukrainës, duke përfshirë Mykolayiv (në jug), Khmelnytskyi (perëndim) dhe Zaporizhia (juglindje), sipas ushtrisë ukrainase.

ushtria ruse kiev sulme

Lini një Përgjigje