TAGS-AT E JAVËS

Rajoni dhe Bota30 Maj 2024, 17:14

Laburistët “shkërmoqin” partinë e Sunak, sondazhet parashikojnë rotacion politik në Britani!

Shkruar nga Pamfleti
Laburistët “shkërmoqin” partinë e Sunak, sondazhet
Keir Starmer dhe Rishi Sunak

Nëse zgjedhjet do të mbaheshin sot, Laburistët do të merrnin 479 vende, nga 326 vende që duhen për të fituar mazhorancën në Parlamentin britanik.

Kryeministri Rishi Sunak ka thirrur zgjedhjet e ardhshme të përgjithshme në Mbretërinë e Bashkuar të cilat do të mbahen me 4 korrik 2024. Pas shpalljes së zgjedhjeve të parakohshme është shpërndarë dhe tashmë ka nisur fushata elektorale. Nga sondazhet favoritë për të fituar shihen laburistët përballë konservatorëve në pushtet.

Pas 14 vitesh sundimi konservator, Laburistët e Keir Starmer kanë qenë vazhdimisht përpara në sondazhe që nga fillimi i vitit 2022.

The Guardian” ka bërë një hulumtim, ku ka gjurmuar mesataret e fundit të sondazheve, me burim nga të gjitha kompanitë kryesore britanike të sondazheve, deri në ditën e zgjedhjeve.

-Tendenca e votuesve sot

Laburistët “shkërmoqin” partinë e Sunak, sondazhet
Kush do të fitonte zgjedhjet nëse do të mbaheshin sot

Në sondazhin e paraqitur nga “The Guardian”, vihet re diferenca e madhe mes Laburistëve dhe konservatorëve. Laburistët e drejtuar nga Keir Starmer, kryesojnë me 44,8 për qind, nëse zgjedhjet do të mbaheshin sot. Ndërkohë, nga ana tjetër Konservatorët e drejtuar nga Rishi Sunak, duken shumë larg një fitoreje në zgjedhjet e ardhshëm, me vetëm 23,7 për qind.

Laburistët “shkërmoqin” partinë e Sunak, sondazhet
Tendenca e votuesve në fund të muajit maj, 2024

-Si ka qenë tendenca e votuesve në 3 vitet e fundit

Laburistët “shkërmoqin” partinë e Sunak, sondazhet
Tendeca e votuesve në vitin 2021

Në hulumtimin e bërë nga “The Guardian”, tendenca e votuesve ka qenë në një trend rritës në favor të opozitës së drejtuar nga Laburistët. Të cilët në muajin maj të vitit 2021 ishin në avantazh me 41.4 për qind përballë Konservatorëve të cilët renditeshin të dytët me 31.2 për qind. Pra në tre vite, Laburistët janë rritur me pothuajse 3.4 për qind, ndërsa Konservatorët kanë rënë me 7.5 për qind.

Si do të ndaheshin vendet në Parlament nëse zgjedhjet do të mbaheshin sot?

Sondazhet kanë arritur të parashikojnë se kush do të fitojë në sistemin elektoral të Britanisë së Madhe. Ajo që ka rëndësi është numri i vendeve që secila parti fiton në parlament, i cili vendoset nga garat individuale në 650 zona zgjedhore.

Laburistët “shkërmoqin” partinë e Sunak, sondazhet
Si do të ndaheshin mandatet në Parlamentin britanik nëse zgjedhjet do të mbaheshin sot

Nëse zgjedhjet do të mbaheshin sot, Laburistët do të merrnin 479 vende, nga 326 vende që duhen për të fituar mazhorancën në Parlamentin britanik. Ndërkohë që Konservatorët e Sunak, do të pësonin një disfatë të madhe duke përfunduar me 92 deputetët. Partia Kombëtare Skoceze do të merrte 12 deputetë. Liberal Demokratët do të merrnin 44 vende. Ndërkohë që partia e vogla së bashku do të merrnin 23 deputetë.

Një ndryshim drastik ky, nëse krahasohet me zgjidhet e viti 2019, ku Konservatorët fituan zgjedhjet dhe arritën të marrin 365 deputetë, përballë 202 të Laburistëve që mbetën në opozitë.

Laburistët “shkërmoqin” partinë e Sunak, sondazhet
Rezultatet e zgjedhjeve të vitit 2019

Sa të sakta janë projeksionet e sondazheve?

Një profesor i politikës në Universitetin e Mançesterit, Rob Ford se pavarësisht sondazheve, Laburistët mund të kenë një avantazh prej 15 pikësh dhe të mos kenë një shumicë, pasi varet se ku janë ato vota që do të marrin.

Nëse zgjedhjet janë afër, sondazhet bëhen më pak parashikuese për rezultatin. Kufizime të tjera të projektimit të numërimit të vendeve nga votimi kombëtar përfshijnë faktin se numërimi i mandateve Lib Dem është i vështirë të konkludohet nga votimi kombëtar sepse, ndërsa mbështetja e tyre kombëtare është shumë më e ulët se dy partitë kryesore, në zona të caktuara zgjedhore ato kanë një prani të konsiderueshme. As sondazhet mbarëkombëtare nuk janë shumë informuese për atë që do të ndodhë në Skoci, dhe sondazhet atje janë më të rralla./Pamfleti

Lini një Përgjigje