Presidentit Donald Trump dhe Kryeministrit britanik Sir Keir Starmer kanë zhvilluar një bisedë telefonike mbrëmjen e sotme. Sipas mediave britanike, telefonat ishte "e shkurtër dhe e përzemërt" me kryeministri britanik që u përpoq ta përdorte bisedën për të bindur presidentin se e kishte keqinterpretuar vendosjen e trupave evropiane në Grenlandë.
Sipas ‘SkyNews’, evropianët, përfshirë Mbretërinë e Bashkuar, kanë katër mesazhe qendrore që duan që presidenti amerikan t’i kuptojë.
Së pari, ata duan të punojnë me Amerikën, jo kundër saj, për të siguruar Groenlandën nga çdo kërcënim i huaj.
Së dyti, çdo gjë përveç sovranitetit është në diskutim për të përmirësuar sigurinë e Groenlandës.
Së treti, se tarifat nuk janë mënyra për të zgjidhur këtë mosmarrëveshje.
Dhe së katërti, se vendosja e fundit e trupave evropiane në Groenlandë nuk ishte një provokim kundër Amerikës, por pjesë e një përpjekjeje për të rritur sigurinë.
Sipas burimeve të ‘SkyNews’, kryeministri britanik i tha presidentit se vendosjet ushtarake në Groenlandë ishin keqinterpretuar dhe nuk duhen parë si një reagim ndaj dëshirës së tij për ta zotëruar atë, por më tepër si një përpjekje për të kërkuar mënyra për ta siguruar atë.
Lini një Përgjigje